
Spanja triumfoi përballë Francës, duke siguruar finalen e Kampionatit Evropian, gjë që nuk e bënte që prej finales ndaj Italisë, në vitin 2012. Ajo që ra në sy, sikundër ka ndodhur në fakt në çdo ndeshje të këtij evropiani ishte performanca e jashtëzakonshme e talentit 16 vjeçar, Lamine Yamal, i cili me sfidën e zhvilluar dje theu një tjetë rekord botëror, duke “parakaluar” madje një legjendë të futbollit botëror, siç është braziliani Pele.
Adoleshenti i talentuar spanjoll realizoi një eurogol në gjysmëfinalen e fituar me përmbysje 2-1 përballë Francës. Duke u bërë jo vetëm golashënuesi më i ri që shënon në Europian,por edhe më i riu (16 vjeç e 362 ditë) që luan në një gjysmëfinale Europiani apo Botërori, duke “parakaluar” një legjendë si braziliani Pele. I cili ishte vetëm 17 vjeç e 244 ditë kur zbriti në fushë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës Suedi 1958.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co