
Përfundon pjesa e parë në Frankfurt, në ndeshjen e Grupit E, mes Belgjikës dhe Sllovakisë. Skuadra e Tedescos, vuajti gjatë fraksionit të parë të lojës, me sllovakët që u treguan “cinik”, duke përfituar nga i vetmi moment që i’u paraqit gjatë pjesës së parë, kur në minutën e 7-të Schranz, përfitoi nga përgjumja e belgëve për të goditur me një diagonale shumë të mirë.
Performancë ndërkohë që lë për të dëshiruar për Romelu Lukakun, që u tregua në më shumë se një moment i pasigurte përpara portës sllovake.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co