Spanjë – Angli do të jetë finalja e madhe e Euro 2024, që do të zhvillohet mbrëmjen e 14 Korrikur, në Olympiastadion të Berlinit. Anglia është kualifikuar për në finalen e madhe të Europianit, pasi triumfoi 1-2 në Dortmund ndaj Holandës. Quajeni si të dëshironi skuadrën e Southgate: cinike, të shëmtuar, me fat, apo si skuadra që shënon gjithmonë “in extremis”, pavarësisht çdo gjëje, meritat i shkojnë “Tre Luanëve”, që pavarësisht kritikave që nga nisja e eevropianit, siguruan të dytën finale rradhazi të evropianit.
Sfida filloi me ritëm të lartë, “tulipanët” zhbllokuan ndeshjen që në minutën e shtatë, falë një finalizimi perfekt të Xavi Simons. Britanikët reaguan shumë shpejt, “3 luanët” fituan penallti me Kane, i përkthyer në gol nga vetë sulmuesi. Minutat e fundit të fraksionit dhuruan emocione të mëdha, shtylla ndali Dumfries, ndërsa në krahun tjetër, po shtylla i tha jo Foden-it.
Në pjesën e dytë skuadrat u treguan të kujdesshme, duke mos rrezikuar shumë. Në të 64-tën, Van Dijk vendosi në provë Pickford, portieri reagoi mjaft mirë. Goli i suksesit për ekipin e Southgate u realizua në të 91-tën minutë, me Ollie Watkins, i cili kishte vetëm 10 minuta në fushën e lojës, por që shfrytëzoi në maksimum një asist të Palmer, duke realizuar kështu golin e fitores. Në finalen e madhe, Anglia do të gjejë Spanjën, takim ky që luhet me 14 korrik në Berlin.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co