Pas fazës së grupeve është bërë edhe përzgjedhja e portierëve më të mirë të Euro 2024 deri më tani. Në krye të listës, për performancën e tyre në ndeshjet e grupit është portieri i Italisë, Gianluigi Donnarumma. Portieri italian ishte vendimtar në rezultatet e Kombëtares italiane, duke bërë që Italia të renditet e dyta në “grupin e ferrit”, ku ndodhej edhe Shqipëria.
Ndërsa, portieri kuq e zi Thomas Strakosha renditet në vendin e nëntë në këtë listë me notën 6.33. Strakosha ka lënë pas vetes portierë mjaft të njohur në Europë.
Mjaft mirë ka performuar edhe portieri gjeorgjian Giorgi Mamardashvili, që për herë të parë po luan në një Europian. Gjeorgjianin në vitin e kaluar e kërkoi Bayern Munich, pasi klubi i madh gjerman dëshironte të zevëndesonte Manuel Neuer. Edhe vetë Mamardashvili ndoshta nuk pranon ofertë nga Bayern, pasi nuk do të dëshironte të qëndronte rezervë.
Gjithashtu, fjalë pozitive janë thënë edhe për portierin ukrainas Trubin, që u la jashtë 11-tëshes, kur Ukraina humbi ndeshjen e parë 3:0 nda Rumanisë. Në këto gola të pësuar, në dy së paku prej tyre, fajtor ishte jo pak dhe gardiani i portës ukrainase, Lunin. Pikërisht nga golavarashi më i keq, Ukraina doli jashtë Euro 2024.
TOP 20 PORTIERËT E EURO 2024 NË FAZËN E GRUPEVE:
7,67 DONNARUMMA (Italia)
7,17 MAMARDASHVILI (Gjeorgjia)
6,75 TRUBIN (Ukraina)
6,5 CASTEELS (Belgjika)
6,5 VERBRUGGEN (Holanda)
6,5 NITA (Rumania)
6,5 OBLAK (Sllovenia)
6,5 UNAI SIMON (Spanja)
6,33 STRAKOSHA (Shqipëria)
6,33 MAIGNAN (Franca)
6,33 NEUER (Gjermania)
6,25 SZCZESNY (Polonia)
6,17 LIVAKOVIC (Kroacia)
6,17 SCHMEICHEL (Danimarka)
6,17 RAJKOVIC (Serbia)
6,17 SOMMER (Zvicra)
6,17 GULACSI (Hungaria)
6 PICKFORD (Anglia)
6 DIOGO COSTA (Portugalia)
6 GUNN (Skocia)
6 DUBRVKA (Sllovakia)
6 GUNOK (Turqia)
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co