Pas eksperiencave të Dosenës dhe Brigelit në eliminatoret e “Euro 2008”, kuqezinjtë udhëhiqen nga një tjetër i huaj, Oto Bariç. Kroati i niste kualifikueset e Grupit G me një barazim 2-2 me Bjellorusinë në Minsk. Shqipëria humbi 2-0 në Tiranë me Rumaninë.
Pas humbjes 2-1 në Amsterdam me Holandën (shënonte nga distanca një gol spektakolar Debatik Curri) erdhën dy barazime radhazi pa gola: me Slloveninë në Shkodër dhe Bullgarinë në Sofje. Dy fitore me Luksemburgun: 2-0 në Tiranë dhe 3-0 në Luksemburg, do rikthenin pretendimet e Kombëtares për t’u pozicionuar më lart. Por humbja 1-0 e minutës së fundit me Holandën në “Qemal Stafa” dhe sërish dy barazime rresht me Slloveninë e Bullgarinë, mbajtën gjallë shpresat e një fundi të bukur të kualifikueseve.
Kjo deri në humbjen 4-2 me Bjellorusinë në “Qemal Stafa” dhe 6-1 me Rumaninë në Bukuresht (me Oto Bariçin të pezulluar në të dyja ndeshjet). “Plakushi” akuzonte jopublikisht se skuadra nuk i ishte përgjigjur në fushë dhe dyshonte për trukime. “Lojtarët përdhosën flamurin kombëtar”, – ishte reagimi i kryeministrit Sali Berisha, ndërsa ish-ministri i Kulturës, Ylli Pango, pranonte se kishte prova nga dëshmitë e lojtarëve. Mirëpo, akuzat s’u vërtetuan kurrë.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co