
Zidan Tairi ka firmosur kontratën e tij të parë profesionale. Klubi Hofenhajm ka zyrtarizuar në kanalet e veta në rrjetet sociale arritjen e marrëveshjes për 3 vitet e ardhshme me talentin 17-vjeçar. Tairi u transferua në verën e vitit 2023 në radhët e klubit gjerman, ku u aktivizua me ekipin U17.
Ndërkohë tashmë aktivizohet me ekipin U19 të klubit gjerman, ku ka shënuar 6 gola në 21 ndeshje. Paraqitjet pozitive kanë bërë që drejtuesit t’i ofronin kontratë profesioniste me ekipin e parë. Zidan Tairi është pjesë e moshave të Zvicrës dhe shihet si një nga talentet më të mëdha të helvetëve./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news