
Rafinja është nga pikat kyçe të Barcelonës në këtë sezon. Të gjithë po vërejnë një shndërrim rrënjësor të brazilianit nën drejtimin e Hansi Flikut, duke shkaktuar edhe habi në opinionin sportiv. Vetë lojtari ka treguar arsyet e diferencës së madhe që vihet re në lojën e tij nga sezoni i shkuar në atë të tanishmin. Në një intervistë për “El Pais”-in, Rafinja ka thënë se në kohën e Çavit, pavarësisht nëse luante mirë apo jo, e dinte më së miri se do të zëvendësohej në minutën e 60.
“Nuk është një kritikë për të, por me Çavin, unë e dija që do ta dilja në minutën e 60. U përpoqa të bëja gjithçka në ato 60 minuta, por asgjë nuk funksionoi. Edhe herë të tjera, kur gjërat shkuan mirë, unë gjithsesi zëvendësohesha”, ka thënë Rafinja./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news