Është rritur shumë! Vlerësimet nga Italia për Kristjan Asllanin në Champions League: Ndeshjet si titullar i kanë bërë mirë, ka fituar besim

eshte rritur shume vleresimet nga italia per kristjan asllanin ne champions league ndeshjet si titullar i kane bere mire ka fituar besim
eshte rritur shume vleresimet nga italia per kristjan asllanin ne champions league ndeshjet si titullar i kane bere mire ka fituar besim

Kristjan Asllani e ka nisur sërish si titullar takimin e djeshëm të Interit, që e ka fituar kundër Monakos. Që pas dëmtimit të Calhanoglu, mesfushori shqiptar ka nisur disa ndeshje radhazi si titullar. Gjithashtu pritet që edhe kundër Milanit të jetë Asllani si titullar, më pas do të jetë Calhanoglu që do të rikthehet në rolin e regjizorit.

Vlerësime mjaft pozitive ka pasur nga Itali për Asllanin kundër Monaco-s. Mediat italiane tregojnë se pas atyre gabimeve kundër Milanit në derbi, Kristjani ka fituar besim dhe është rritur shumë në formë në këto ndeshje pasi është aktivizuar thuajse gjithmonë si titullar nga Inzaghi.

Notat e Kristjan Asllanit

Gazzetta dello Sport: 7

Corriere dello Sport: 6.5

Tuttosport: 6.5

TMË: 6.5

Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news

dsaadmin

Learn More →