Banorët e qytetit sicilian të Palermos shijuan rrezet e diellit buzë detit. Shumë njerëz kanë mbushur plazhet e Palermos për shkak të motit me diell dhe temperaturave të larta qe shkojnë deri ne 18 grade celsius.
Te veshur me rroba banjo shume shijuan rrezet e diellit apo konsumuan ushqim buze detit. Te tjerë praktikuan sportet ujore
“Eshte ndjesi kaq e mire, por është edhe disi shqetësuese, sepse vitin e kaluar në fakt ishte mot i mirë deri në dhjetor, por më pas ra shi deri në maj. Këtë vit nuk ra fare shi, qe është ne fakt disi shqetësuese, sepse padyshim qe ndryshimet klimatike po ndihen.” tha Andrea Gullotta, një banore e zonës.
[embedded content]
“Në këtë periudhë të vitit ishim mësuar të shihnim dëborë në male. Natyrisht qe na mungon ajo pamje. Po ja qe ne po gëzojmë anën e mirë, duke shpresuar se diçka do të ndryshojë në vitet e ardhshme”, tha një tjetër rezident ne Palermo.
Sakaq Këshilltari për bujqësinë, Luca Samartino, pohoi se do të kërkojë shpalljen e një gjendje fatkeqësie natyrore pasi thatësira ne vend po zgjat prej 5 muajsh pa reshje shiu.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co