
Mirlind Daku ka bërë për vete tifozët dhe opinionin sportiv në Rusi. Sulmuesi shqiptar ka marrë vlerësime edhe nga ish-lojtari i Rubin Kazanit, Vladimit Granat. Ky i fundit ka thënë për “RB Sport” se Daku është lider i padiskutueshëm i skuadrës ruse.
“Sigurisht, Mirlind Daku është lojtari më i mirë i Rubinit, duke u bazuar në rrzultatet e 2024-s. Nuk ka fare pyetje këtu! Shqiptari është lideri i padiskutueshëm i ekipit. I gjithë sulmi i Kazanit është i bazuar te Mirlindi. Rubini me Dakun dhe Rubini pa Dakun janë dy ekipe të ndryshme”, ka thënë Vladimir Granati./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news