Ervin Salianji, deputeti i PD-së ka marrë zyrtarisht postin e drejtuesit politike të Qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e ardhshme Parlamentare.
Në këtë takim nuk ka munguar dhe Luçiano Boçi, ish deputeti i PD-së dhe ish drejtues politike i këtij qarku, që tashmë është caktuar nga PD në Qarkun e Shkodrës.
Në mesazhin e tij, Salianji shprehet se prej dekadash Elbasani një qytet me tradita dhe histori është keqpërdorur nga pushteti, duke i vrarë shpresën dhe duke detyrë të rinjtë dhe profesionistët të largohen jashtë vendit.
“Privilegj dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme të nis një bashkëpunim të ri me strukturat e Partisë Demokratike në Elbasan
Elbasani një qytet me histori dhe tradita, padrejtësisht në këtë dekadë është etiketuar dhe keqpërdorur nga pushteti duke vrarë shpresën dhe duke detyruar qindra e mijëra të rinj dhe profesionistë të largohen.
Elbasani ka ditur të jetë përcaktues politikisht dhe transformues në historinë e zgjedhjeve, ndaj edhe përmes një alternative serioze dhe një ekipi dinjitoz do të jemi aty për ta bërë ndryshim.
Faleminderit kryesisë, mikut tim Luçianos dhe gjithë demokratëve për mikpritjen. Koha të nisim nga puna. Koha të nisim ndryshimin”, shprehet Salianji.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co