“Zoti e mëshiroftë vëllanë tim Ismail Haniyeh, i cili u bë martir pas këtij sulmi të tmerrshëm”. Kështu shkruan Erdogan në X, duke denoncuar “barbarinë sioniste”.
“Kjo vrasje synon të minojë rezistencën e Gazës dhe luftën e drejtë të palestinezëve”, tha Erdoğan në njoftimin e tij, duke kujtuar sulme të ngjashme kundër liderëve të tjerë palestinezë, si Sheikh Ahmed Yassin dhe Abdel Aziz al-Rantisi, bashkëthemelues të Hamasit.
“Ne do të vazhdojmë të bëjmë çdo përpjekje të mundshme për të mbështetur vëllezërit tanë palestinezë me të gjitha mjetet dhe të gjitha forcat tona. Do të vazhdojmë të punojmë drejt krijimit të një shteti të lirë, sovran dhe të pavarur të Palestinës, bazuar në kufijtë e vitit 1967 me Jerusalemin Lindor si kryeqytet”, tha Erdogani.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co