Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, nga Xhamia e Namazgjasë në Tiranë, ka dënuar sulmet e izraelit në Gaza, duke thënë se janë vrarë mijëra persona e mijëra të tjerë janë plagosur.
Erdogan tha se qeveria e Izraelit nuk ka ndërmend ta ndalojë luftën në Lindjen e Mesme, ndërsa tha se këtë e tregon sulmi i fundit ndaj Libanit.
“Të dashura motra dhe vëllezërit e mi shqiptarë, ka kaluar një vit nga fillimi i gjenocidit të filluar nga Izraeli në Gaza, dhe territoret palestineze. Janë 50 mijë vëllezër që janë vrarë në sulmet e izraelit, 100 mijë janë plagosur. Janë bombarduar xhamia, shkolla, vendet e pazarit dhe punës së tyre. Qeveria izraelite vazhdon sulmet barbare ndaj fëmijëve, grave, minorenëve. Izraeli e ka çuar politikën e tij sulmuese dhe barbare në drejtim të Libanit.
Është një detyrim i moralit, ndërgjegjes tonë njerëzore, për të gjithë ata që ndjejnë dhe qëndrojnë kundër terrorizmit shtetëror në Palestinë. Qeveria e Izraelit ja treguar se nuk ka ndërmend të vendosë paqe në rajon dhe këtë e tregoi me sulmin e fundit ndaj Libanit.
Të dashur vëllezër dhe motra shqiptare dhe njëherë i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar, ndaj myslimanëve duhet të kemi përgjegjësi dhe ndërgjegje dhe nga ana tjetër duhet të mbajmë një qëndrim të përbashkët. I lutem Allahut që të gjitha lutjet në këtë xhami të dëgjohen”, tha Erdogan.