
Anderson Cooper është goditur në fytyrë nga copat e rrënojave, pak minuta pasi uragani Milton goditi Siesta Key në Florida.
Reporteri 57-vjeçar, po mbulonte drejtpërdrejtë fatkeqësinë katastrofike për CNN në Bradenton, pak milje larg Siesta Key, ku një copë e rrënojat e goditi atë në fytyrë.
Por ai shpejt u rimëkëmb duke thënë: “Kjo nuk ishte e mirë. Ne me gjasë do të futemi për pak brenda”.
Në ato momente erërat po frynin me shpejtësi prej mbi 150 kilometra në orë, duke pamundësuar qarkullimin normal si dhe anulimin e mijëra fluturimeve.
Cooper po tregonte se niveli i ujit ka arritur deri të gjunjët e tij – pak momente para se të goditej nga një copë e rrënojave.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co