Eno Bozdo: Qeveria drejt dënimit me 140 mln euro nga arbitrazhi për Portin e Durrës. Vendime për interes politik vetëm të Ramës

eno bozdo qeveria drejt denimit me 140 mln euro nga arbitrazhi per portin e durres vendime per interes politik vetem te rames
eno bozdo qeveria drejt denimit me 140 mln euro nga arbitrazhi per portin e durres vendime per interes politik vetem te rames

Anëtari i Kryesisë së Rithemelimit, Eno Bozdo deklaroi se qeveria “Rama” po rrezikon dënimin me 140 milionë euro nga Gjykata e Arbitrazhit për çështjen e portit të Durrësit.

Sipas tij këto vendime kanë në themel interesin politik dhe ekonomik të Ramës.

DEKLARATA E ANETARIT TE KRYESISE SE PD, ENO BOZDO:

Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar rrëzoi kërkesën e qeverisë Rama, dhe vendosi në favor të kompanisë gjermane EMS, duke hapur gjykimin në themel të çështjes për një dëm 40 milionë euro, shkaktuar kësaj të fundit nga vendimi për ta kthyer në resort portin e Durrësit. Me këtë vendim, për fat të keq, 40 milionë euro të taksave të shqiptarëve mund të konsideron të humbura. Në të njëjtën kohë kompania turke ‘Durrës Kurum Shipping’, ka paditur qeverinë Rama për 100 milionë euro të tjera, në një çështje të dytë që lidhet përsëri me Portin e Durrësit.

Duke patur parasysh humbjet seriale të çështjeve në Arbitrazh nga qeveria Rama, si pasojë e vendimeve klienteliste, kjo faturë e frikshme do të rritet. Sipas Raportit të KLSH aktualisht shifra llogaritet në rreth 400 milionë euro. Të gjitha këto çështje të humbura në gjykatat ndërkombëtare kanë në themel interesin politik dhe ekonomik të një personi të vetëm, Edi Ramës, obsesionit të tij për të kontrolluar median dhe zhvatur pronat publike.

Nëntë vjet më parë, interesi politik dhe fiksimi personal i Edi Ramës për të zhdukur një media që nuk e kontrollonte, Agon Channel, bën që shqiptarët të heqin nga arka e kursimeve kombëtare 110 milionë euro që duhet t’i kalojnë Beketit. Ramës nuk i hyn gjemb në këmbë, sepse paratë u merren shqiptarëve dhe jo në llogaritë offshore të kryeministrit dhe bandës së tij. Në të njëjtin skenar, por me interes akut ekonomik, Rama i fali arabit Alabar tokën publike të Portit të Durrësit dhe taksat më vlerë rreth 300 milionë euro. Nga kursimet e shqiptarët do të rrjedhin minimalisht 1,5 miliard euro për të ndërtuar Portin e Ri. Po nga xhepi i shqiptarëve do të dalin 140 milionë euro për të paguar për kontratat e prishura arbitrarisht nga Rama.

Me siguri, në vijim Edi Rama do të përbetohet solemnisht dhe publikisht se ‘asnjë kacidhe nga lekët e shqiptarëve nuk do të paguhet për Portin e Durrësit’, ashtu siç u përbetua me dorë në zemër dhe zemër në xhep, për rastin e Agon Channel. Edi Rama po bën, atë që të gjithë autokratët në botë kanë zanat: vjedhin e manipulojnë zgjedhjet për të kontrolluar pushtetin ekonomik dhe me paratë e vjedhura manipulojnë dhe vjedhin zgjedhjet e radhës.

Por regjime të tilla grabitqare nuk e kanë të gjatë. Kambanat ranë më 20 shkurt. Populli shqiptar, me apo pa parti, u ngrit dhe e tha fjalën e revoltës dhe mosbindjes civile. Partia Demokratike do ti prijë kësaj revolte. ‘O Sot, O kurrë’, për Shqipërinë, familjet, të ardhmen e shqiptarëve këtu apo jashtë vendit!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →