Nuk do të luhet në “Air Albania”, por në Parma të Italisë do të jetë një atmosferë e ngjashme. Ashtu siç pritej, interesimi për të parë live përfaqësuesen kuqezi është shumë i lartë, pasi deri të mërkurën në mesditë janë shitur afro 11 mijë e 500 bileta, lajm ky i konfirmuar nga drejtuesit e FSHF-së, të kontaktuar nga News24.

Numri pritet të rritet ndjeshëm deri ditën e premte, kur do të luhet edhe miqësorja me Kilin. Ndërkohë, Sylvinho dhe legjionarët kuqezi vijojnë përgatitjen në “Shtëpinë e Futbollit”, në Tiranë.
[embedded content]
Atmosfera është shumë pozitive, ndërsa stafi teknik ka punuar edhe individualisht më lojtarë të caktuar si Broja. Të gjithë lojtarët janë në gatshëm për këtë miqësore, përfshi këtu edhe Uzunin i cili një ditë më parë zhvilloi stërvitje të diferencuar.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co