Ambasada e SHBA-ve në Shqipëri ka njoftuar se sot hapen aplikimet për lotarinë amerikane DV-2026.
Në njoftim, ambasada thotë se aplikimet mbyllen më 5 nëntor, ndërsa kujton se mënyrë e vetme ku mund të bëhet aplikimi është faqja zyrtare: dvprogram.state.gov.
Po ashtu, ambasada thotë se personat që do të aplikojnë duhet të kenë mbaruar shkollën e mesme ose ekuivalentin e saj, pasi kjo është një kërkesë e padiskutueshme kualifikimi.
Postimi i ambasadës
Regjistrimi për Programin e Lotarisë Amerikane (DV-2026) hapet sot (më 2 tetor) dhe do mbyllet të martën, më 5 nëntor, 2024. Për më shumë informacion, klikoni: https://bit.ly/3PKA61Y

