Ende pa u divorcuar nga Elia Zaharia, Princ Leka nis bashkëjetesën me partneren e re në një shtëpi me qira!

ende pa u divorcuar nga elia zaharia princ leka nis bashkejetesen me partneren e re ne nje shtepi me qira
ende pa u divorcuar nga elia zaharia princ leka nis bashkejetesen me partneren e re ne nje shtepi me qira

TIRANE

Princ Leka është ende në proces divorci me bashkëshorten e tij, por kjo nuk e ka ndaluar që të jetojë ditë të lumtura me të dashurën e re. Skandali mbretëror doli në sipërfaqe në fillim të marsit, ku edhe në media u shfaqën pamje nga përplasja fizike që ai dhe Elia Zaharia kishin.

Por teksa situata me Elian dhe familjarët e saj është e nderë, Princi ka gjetur një tjetër dashuri dhe gjërat mes tyre tashmë janë serioze. Prej disa javësh, ai dhe fotografia disa vite më e re kanë nisur edhe bashkëjetesën në shtëpinë ku aktualisht Leka po jeton. Duke qenë se Elia me vajzën e çiftit si dhe me familjarët e saj po qëndron në pronën e tij, Princi ka nisur një jetë të re me Blertën në një shtëpi me qira shkruan Panorama Plus.

Madje, pas shumë muajsh që dyshja fshihej nga sytë e kureshtarëve, tashmë ata e kanë formalizuar lidhjen, duke qenë së bashku edhe në aktivitet që organizohen në nivele mbretërore. Princ Leka së fundmi ka marrë pjesë në një event bamirësie në Maltë, pas ftesës së Dukës së Rusisë, George Mikhailovich dhe bashkëshortes së tij, Princesha Victoria.

Një muaj më parë, Princ Leka hodhi në gjyq ishbashkëshorten me të cilën ka një vajzë, Geraldinën dhe ish-vjehrrin. Gjithashtu, baba e bijë paditën për dhunë 43-vjeçarin. Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe ishbashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci. Në seancë ishte e pranishme Elia Zaharia dhe babai i saj, ndërsa Princ Leka u përfaqësua nga avokatit të tij. Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëritjetri. Ndërkohë, Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados.

Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet pas kallëzimit në polici për veprën penale “Dhunë në familje”. Në gjithë ngjarjen e rëndë, Gjergj Zaharia dhe e bija pretendojnë se janë vetëmbrojtur. “Jam i moshuar dhe nuk e kam goditur unë i pari. Ishte Leka, ai që më sulmoi dhe më goditi i pari. Unë jam vetëmbrojtur”, – ka dëshmuar Gjergj Zaharia.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →