Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit.
Blutë njoftojnë se shtetasi Gëzim Myzeqari (Jakupi), u mori me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve.
Në videon e shpërndarë nga policia shihet se 32-vjeçari përdorte një biçikletë për të grabitur dhe për t’u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.
Njoftimi:
Finalizohet nga Stacioni i Policisë Plazh në Durrës në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë, operacioni policor i koduar “Hija”.
Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale të shërbimeve të Policisë, u identifikua dhe u vu në pranga 32 vjeçari që u kishte marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh Durrës, me marrjen e njoftimit se një shtetas kishte kryer dy vjedhje duke iu marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë reagimit në kohë, veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur identifikimi dhe lokalizimi i autorit të dyshuar, ku në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kavajë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Gëzim Myzeqari (Jakupi) 32 vjeç, banues në lagjen ne. 2 Kavajë.
Ky shtetas u ka marrë me forcë varëset nga qafa dy shtetaseve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co