
KORCE
Një 34-vjeçare ka përfunduar në pranga pasi ka mashtruar 3 pronarë biznesesh duke u vjedhur para.
Nga hetimet e kryera rezulton se 34-vjeçarja, Rezarta Laçka ka shkuar në bizneset e shtetaseve F. M., I. F. dhe M. D., në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg, Maliq, dhe dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar prej tyre, në total 160 000 lekë të rinj.
NJOFTIMI I PLOTE
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura dy javët e fundit në Korçë dhe Maliq, ku një shtetase kishte përfituar shuma parash nga pronaret e tre bizneseve, duke i mashtruar ato, koordinuan veprimet me qëllim kapjen e kësaj shtetaseje dhe vënien e saj përpara përgjegjësisë penale.
Si rezultat, u kap dhe u ndalua shtetasja në kërkim R. L., 34 vjeçe, banuese në Korçë, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi”.
Nga hetimet e kryera rezulton se 34-vjeçarja ka shkuar në bizneset e shtetaseve F. M., I. F. dhe M. D., në qytetin e Korçës dhe në fshatin Pirg, Maliq, dhe dyshohet se nëpërmjet mashtrimit ka përfituar prej tyre, në total 160 000 lekë të rinj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co