Shefike Osja, 63-vjeç, banuese në lagjen “Dobraç”, është gruaja që i dha fund jetës pasditen e kësaj të shtune (1 qershor) duke u vetëmbytur në lumin Buna.
Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase vuante kohët e fundit, nga depresioni.
Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:25, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se një shtetase është hedhur në ujërat e lumit Buna.Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.
Punonjësit e Policisë, me një varkë janë futur në lumë dhe kanë nisur kërkimet.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur trupin e pajetë të shtetases Sh. O., 63 vjeçe, banuese në lagjen “Dobraç”, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga ura e vjetër e lumit Buna.
Nga këqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, si dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase vuante kohët e fundit, nga depresioni.
Grupi hetimor në drejtimin e prokurorit, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co