Një 61-vjeçar u gjet i pajetë mesditën e sotme në rrugën “Ali Demi” në kryeqytet. Policia e Tiranës ka identifikuar viktimën i cili është Bajram Dungu nga Burreli. Blutë sqarojnë se 61-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.08.2024, në rrugën “Ali Demi”, ka ndërruar jetë shtetasi Bajram Dungu, 61 vjeç, dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co