
Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij ishte marrë vendimi për dënimin me 3 vjet e 6 muaj burgim.
38-vjeçari ishte dënuar për veprën “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”.
Ndalohet një 38-vjeçar i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
Komisariati i Policisë Elbasan, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Bekim Skora, 38 vjeç, banues në Elbasan, të cilin Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim (nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 6 muaj burgim), për veprën penale ”Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co