Një sulm me armë zjarri ka ndodhur në Prishtinë ditën e diele, prej së cilës ka mbetur një viktimë dhe 5 të tjerë të plagosur, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mediat e Kosovës raportojnë se konflikti ka ndodhur mes dy familjeve, Sekiraqa dhe Capa.
Dyshohet se konflikti ka ndodhur për shkak të problemeve të vazhdueshme të familjes Sekiraqa me atë Capa në Prishtinë, të cilëve këtyre të fundit iu plagos një familjar disa muaj më parë.
Raportohet se i vrari ka mbetur Premtim Gashi nga fisi i Capave. Mësohet se tashmë i ndjeri, ishte anëtar me shumë ndikim brenda grupit.
Premtim Gashi kishte shumë pak kohë që ishte liruar nga burgu.
Ndërkohë të plagosur kanë mbetur Salih Sekiraqa, 47-vjeçar, Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica 29 vjeç, Fatos Abazi 35 vjeç dhe Valdrin Ademi 21 vjeç.
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co