EMRAT/ Prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe ndiznin zjarre për të prodhuar qymyr, procedohen dy persona. E pëson edhe specialisti i pyjeve

emrat prisnin lende drusore ne menyre te paligjshme dhe ndiznin zjarre per te prodhuar qymyr procedohen dy persona e peson edhe specialisti i pyjeve





































Policia  e Dibrës ka proceduar penalisht shtetasit Luftar Kaçorri dhe Bujar Doriçi, të cilët prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe ndiznin zjarre për të prodhuar qymyr.

Lureee

Gjatë operacionit, “blutë” kanë sekuestruar sasi të mëdha qymyri dhe lëndë drusore.

Po ashtu, është proceduar edhe specialisti i pyjeve për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Prerja e paligjshme e pyjeve :

2 të proceduar, sasi të mëdha qymyri dhe lëndë drusore të sekuestruara.

Prisnin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme dhe ndiznin zjarre për të prodhura qymyr, procedohen penalisht 2 autorët.

Procedohet penalisht dhe specialisti i pyjeve për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Strukturat e Hetimit të Krimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat në vendin e quajtur “Krej-Lurë”, kanë konstatuar të grumbulluara 15m³ lëndë drusore, si dhe disa gropa të mbushura me dru zjarri, ku më pas i ndiznin për prodhimin e qymyrit të drurit.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky aktivitet i paligjshëm kryhej nga shtetasi L.K., 54 vjeç, banues në Tiranë, dhe shtetasi B.D., 53 vjeç, banues në Lurë. Për këto dy shtetas u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, “Fshehja e të ardhurave”.

Po në vijim të veprimeve hetimore nisi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasin F.B., me detyrë specialist pyjesh në zonën e Krej-Lurës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15m³ lëndë drusore dhe sasi të mëdha qymyri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →