EMRAT/ Nga drejtoresha e SHISH tek Ardi Veliu, kush do të dëshmojë në Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS më 2 korrik

emrat nga drejtoresha e shish tek ardi veliu kush do te deshmoje ne komisionin hetimor per te dhenat e tims me 2 korrik
emrat nga drejtoresha e shish tek ardi veliu kush do te deshmoje ne komisionin hetimor per te dhenat e tims me 2 korrik

Komisioni hetimor “Për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të zhvillojë mbledhje më datë 2 korrik 2024. Në këtë datë, do të zhvillohen seancat dëgjimore me disa dëshmitarë.

Kryetari i Komisionit Hwetimor për sistemin TIMS Ervin Salianji ka vendosur që të thërrasë të dëshmojnë Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit; Florian Sulejmanin, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore;  Ardi Veliu, ish-drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Rendi i ditës në mbledhjen e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS më 2 korrik, dëshmitarët që do thirren:

  1. Ora 11:00 – Znj.Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit;
  2. Ora 12:00 – Z. Florian Sulejmani, Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore;
  3. Ora 13:00 – Z. Ardi Veliu, Ish- Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore;

Kujtojmë më parë kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Kreu i Komisionit Hetimor parlamentar, deputeti demokrat Ervin Salianji, ka këmbëngulur vazhdimisht që seancat dëgjimore të zhvillohen me dyer të hapura, ndërsa mazhoranca socialiste me shumicë votash, ka vendosur që seancat të jenë me dyer të mbyllura.

“Kemi dëgjuar llahtarë nga dëshmitarët që janë paraqitur në këtë komision, edhe pse për socialistët mund të mos konsiderohen të tilla”, ka deklaruar Salianji.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →