
Emily Ratajkowski është bërë pjesë e videoklipit të ri të Travis Scott. Kënga e Travis Scott “I Know” ka një videoklip dhe në të interpreton Emily Ratajkowski.
Në klipin e publikuar, reperi 32-vjeçar zgjohet në shtratin e tij, në të cilin modelja e njohur shfaqet papritur e veshur me të brendshme. Pamjet më pas tregojnë yllin duke pirë duhan në një vaskë, duke u ushtruar dhe duke bërë banjo dielli pranë pishinës.
Mirëpo, ajo që tërhoqi vëmendjen e publikut ishte kur Emily Ratajkowski u gjet në shtrat, pranë Travis Scott-it, e cila kishte vetëm të brendshme të zeza. Në fund të videos, në vend të Ratajkowskit shfaqet modelja 26-vjeçare Anok Yai. Ajo vetë është krejtësisht e zhveshur, me Travis Scott të shtrirë mbi të, duke fshehur pjesët e saj intime.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co