Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta do të hyjë në histori këtë të mërkurë. Gjyqtarja e cila prej vitesh mban stemën e FIFA-s, është caktuar nga UEFA që të drejtojë gjysmëfinalet e Europianit U19 për vajza.
FSHF ka bërë të ditur se Rusta është caktuar që të drejtojë një prej dy ndeshjeve gjysmëfinale të aktivitetit që po zhvillohet në Lituani. Do të jetë pikërisht takimi Holandë–Francë ai që do të vendosë drejtësi arbitrja shqiptare.
Asistentet e saj do të jenë Fie Brun dhe Xhulia Tempestilli. Në rolin e arbitres së katërt është emëruar Silvia Gasperoti, ndërsa Marta Frias Açedo do t’i vijë në ndihmë arbitres kryesor Emanuela Rusta nga dhoma e VAR-it.
Emanuela Rusta ka gjykuar ndeshje në arenën ndërkombëtare si në Ligën e Kampioneve për femra, ashtu edhe në ndeshjet kualifikuese europiane. Por tashmë ajo do të drejtojë për herë të parë në gjysmëfinalet e fazës finale të një turneu.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co