Elmando Gjini do ta vazhdojë karrierën në Kosovë dhe konkretisht me Ballkanin, ekipin që po bën histori këto vitet e fundit me titujt kampionë dhe me kalimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Mbrojtësi do të lërë Teutën pas disa muajsh, pasi kishte ardhur në merkaton e janarit, për t’u bashkuar me ekipin e trajnerit Ilir Daja, edhe pse ky i fundit lakohet për një kalim te Dinamo. Drejtuesit e Ballkanit janë shfaqur të gatshëm të paguajnë te klubi durrsak për shërbimet e 22- vjeçarit. “Djemtë e Detit” duken krejtësisht dakord me këtë lëvizje dhe zyrtarizimi i Gjinit te Ballkani është vetëm çështje orësh.
Lojtari ka udhëtuar dje drejt Kosovës, ndërkohë që Ballkani luante ndeshjen e kampionatit me Gjilanin. Nga burime të gazetës bëhet me dije se Teuta ka përfituar shumën e 120 mijë eurove nga shitja e Gjinit dhe ka mbajtur 15% të vlerës së kartonit të mbrojtësit. Për aq sa luajti me Teutën, ai ishte ndër më të mirët.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co