Mario Baloteli po mendon ta mbyllë karrierën në një kampionat lart Europës. Mediat braziliane bëjnë të ditur se ai është i hapur ndaj idesë për t’u transferuar në kampionatin brazilian për të luajtur atje vitet e fundit të karrierës së tij.
Sulmuesi 33-vjeçar mendon se është ende në gjendje të japë kontributin në nivele të larta ndaj ka nisur kontaktet me klubin e Korinthians, ku pak kohë më parë ishte në diskutim edhe emri i Silvinjos për t’u kthyer si trajner.
“UOL Esporte” bën të ditur se gjithsesi akordi nuk është shumë i thjeshtë për t’u arritur pasi lojtari kërkon 1,5 milionë euro neto në momentin e firmës dhe jo më pak se 3 milionë euro në sezon.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co