EKSKLUZIVE/ Samit te Partizani, bordi merr vendimin për të ardhmen e trajnerit Shehi

ekskluzive samit te partizani bordi merr vendimin per te ardhmen e trajnerit shehi































Sezoni 2023-2024 mund të quhet me plotë gojën, një sezon i dështuar për Partizanin. Ndonëse provuan tre trajnerë gjatë këtij edicioni, të kuqtë arritën të fitonin vetëm trofeun honorifik, Superkupën e Shqipërisë, ndërsa dy trofetë e tjerë i mori Egnatia.

Shehi

Ky dështim i “demave të kuq” pritet që të ketë një faturë “të kripur” dhe në vijim priten të mësohen edhe masat e drejtuesve. I pari që mendohej se rrezikonte më shumë ishte trajneri Orges Shehi, pasi në drejtimin e tij të kuqtë pësuan një eliminim të papritur në Kupë nga Kukësi, si dhe humbën finalen e “Final 4” me Egnatian për titullin kampion.

Partizani ka dhënë prova se shkarkon pas triumfit trajnerë kampionë, kështu që “divorci” me Shehin mund të konsiderohej më i butë. Për momentin, në këtë rast drejtuesit janë treguar më të arsyetueshëm, pasi i kanë dhënë besim ish-kapitenit të kuq, për të vazhduar në krye të Partizanit dhe të nisë punën për prezantimin në Ligën e Konferencës.

“Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë të kuqve se gjatë ditës së djeshme bordi drejtues i klubit ka zhvilluar një mbledhje, ku në fund drejtuesit e lartë kanë votëbesuar Orges Shehin në krye të ekipit. Duke ditur se Shehi e ka gjetur grupin, pasi merkaton e zhvilluan persona të tjerë, në klub kanë menduar që të vijojë bashkëpunimi me trajnerin që mbylli sezonin.

ILIR CARA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →