EKSKLUZIVE/ Salami drejt shitjes, Kukësi tenton rikthimin e ish-trajnerit në pankinë

ekskluzive salami drejt shitjes kukesi tenton rikthimin e ish trajnerit ne pankine





































Ekipi i Superligës izraelite, Bnei Yehuda nuk dorëzohet për Mustafa Salamin. Pak ditë më parë gazeta raportoi, se ata kishin bërë një ofertë prej 50 mijë eurosh në kampin kuksian për të marrë shërbimet e sulmuesit anësor, si edhe do t’i linin verilindorëve edhe 10 % të kartonit në rast të një shitjeje të mundshme.

SALAMI

Burime të “Panorama Sport” pohojnë, se izraelitët kanë dyfishuar ofertën e tyre dhe tani janë gati që të paguajnë 100 mijë euro për nigerianin. Një ofertë që duket se po tundon blutë dhe e kanë marrë seriozisht ofertën e ardhur. Bëhet fjalë për një shumë të konsiderueshme. Fakti që Salami ka edhe një vit kontratë me klubin dhe gjasat për rinovim tani që militojnë në të Parën janë të pakta, zgjidhja më e mirë do të ishte shitja dhe përfitimi financiar. Edhe pse verilindorët kanë pasur pretendime më të mëdha për 22– vjeçarin, duket se 100 mijë euro i tundojnë jo pak. Në rast se ky operacion do të mbyllet me sukses, këto të ardhura do të shërbenin që klubi të përballonte së paku këtë sezon. Katër sezone larg Europës dhe me shpenzime të mëdha, kanë bërë që edhe blutë për momentin të përjetojnë një krizë financiare.

PËRGATITJET – Sakaq, klubi është në ditët e fundit të pushimeve, pasi javën e ardhshme pritet të zbarkojë në fushë dhe të nisë stërvitjen. Ndonëse janë paksa vonë, duke parë që rivalët e tjerë kanë kohë që kanë dalë në fushë, në Kukës besojnë se do të arrijnë në kohë të jenë gati për 24 gushtin, ku edhe do të përballen me Erzenin, i cili gjithashtu nuk ka nisur përgatitjet. Pjesa më e madhe e lojtarëve janë larguar, por mësohet se futbollistët që janë ende nën kontratë nuk do të lëvizin dhe ata do të jenë baza për këtë sezon. Me startin e përgatitjeve, do të nisin edhe afrimet në merkato, kryesisht me djem të rinj.

TRAJNERI – Fillimisht, drejtimin e skuadrës do ta marrë Oltion Kërnaja, i cili sezonin e kaluar ka qenë ndihmësi i katër trajnerëve të ndryshëm dhe vijon t’i qëndrojë besnik ekipit. Mirëpo, burime të “Panorama Sport” pranë klubit, pohojnë se po tentohet rikthimi i Stavri Nicës në krye të pankinës. Nica është një njohje e vjetër, sepse e drejtoi për disa muaj skuadrën, pas largimit të Rraman Hallaçit, por durrsaku u largua kur mendoi se nuk mund t’ia dilte dot që të shpëtonte skuadrën. Mbetet për t’u parë nëse në fund do të arrihet në një marrëveshje, në të kundërt “frenat” e pankinës do t’i marrë përfundimisht Kërnaja.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →