EKSKLUZIVE/ Një tjetër rikthim i bujshëm te Vllaznia, ish-kapiteni pranë akordit me kuqeblutë

ekskluzive nje tjeter rikthim i bujshem te vllaznia ish kapiteni prane akordit me kuqeblute
































Eraldo Çinari nuk do të jetë rikthimi i vetëm në radhët e Vllaznisë për edicionin e ri. Edhe Erdenis Gurishta është shumë pranë finalizimit të akordit për t’u bërë përsëri pjesë e kuqebluve, pas largimit nga CSKA Sofja 1946.

Gurishta

Ish-kapiteni i Vllaznisë, u largua në verën e kaluar për të nisur një eksperiencë të re në Bullgari, por gjërat nuk shkuan siç shpresonte ai dhe pas një dëmtimi të gjatë, mbrojtësi i djathtë doli jashtë planeve të klubit në fjalë. “Panorama Sport” mëson se futbollisti ka qenë në kontakt vazhdimisht me klubin kuqeblu për një kthim të mundshëm në Shkodër, por tashmë gjërat kanë përshpejtuar.

Gurishta është takuar me presidentin Alban Xhaferi dhe palët duket se kanë gjetur gjuhën e përbashkët për një rikthim të mbrojtësit të djathtë në radhët e kuqebluve për t’u vënë në dispozicion të trajnerit Thomas Brdariç i cili e njeh shumë mirë. Ky do të ishte një tjetër përforcim cilësor për klubin shkodran, duke llogaritur se nga radhët e tij pritet të largohet gjatë verës mbrojtësi Geralb Smajli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →