EKSKLUZIVE/ “Lojtarët e Tiranës duhet ta vlerësonin veten pak më shumë”, pengu i drejtorit Ibraimi: Nuk gjeta një… “gangster”

ekskluzive lojtaret e tiranes duhet ta vleresonin veten pak me shume pengu i drejtorit ibraimi nuk gjeta nje gangster





































Agim Ibraimi është besimplotë se Tirana që kanë ndërtuar do të bëjë shumë mirë në Superiore. Në një intervistë për “Panorama Sport”, drejtori i bardhebluve analizoi këtë verë të parë si drejtues i kryeqytetasve. Pranoi se në Europë ekipi dhe vetë lojtarët duhet të kishin bërë më shumë në aspektin individual, duke vlerësuar më shumë veten e tyre.

ibraimi shkembi

Nga ana tjetër, pranoi se skuadra mund të ketë edhe goditje të tjera, më saktë dy, por kjo do të shihet në javët në vazhdim si de rrëfeu pengun e merkatos. Drejtori tha se skuadra si objektiv të parë “Final 4”, por diskutohet edhe më shumë. Gjithsesi, ekipi do të shihet në javët në vazhdim gjatë ndeshjeve zyrtare në Kategorinë Superiore, duke filluar që nga sfida me Laçin.

Agim, ju jeni arkitekti i kësaj Tirane të ndërtuar këto dy muaj. Si e shihni skuadrën në këtë moment?
Tiranën unë e shoh, duke u rritur hap pas hapi. Këtë e kam në aspektin profesional. Po kështu, më gëzon fakti se kemi në ekip lojtarë të uritur për sukses dhe kjo është gjë shumë pozitive.

Gjatë kësaj vere keni luajtur shumë takime, por dy kanë qenë të rëndësishme. Ju erdhi keq që në Europë nuk u kualifikuat në turin e dytë?
Patjetër. Nga vetë fakti dhe duke e ditur statusin e klubit kundërshtar, Torpedos, i cili kishte bërë super investime ishte diçka e vështirë. Edhe te ne, u pa që në një kohë të shkurtër, e konsoliduam ekipin dhe mund dhe duhet të kishim bërë më shumë. Më vret fakti që lojtarët duhet ta vlerësonin veten pak më shumë dhe jo të vlerësonin kundërshtarin.

Cili është pengu i Ibraimit në këtë merkato vere, flas këtu për emra apo lojtar specifik?
Nga merkatoja që ne bëmë nuk kam ndonjë gjë peng, por nga ana tjetër do të veçoja një lojtar me tiparet e “gangsterit” në fushë. Jo për t’u zënë, por pa frikë, shumë egoist, luftarak. Në aspektin e lojtarit që është mbi topin që merr përsipër lojën, të luajë topin, ta shkelë topin.

INTERVISTEN E PLOTE MUND TA LEXONI NE VERSIONIN PRINT TE GAZETES PANORAMA SPORT

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →