
Situata e krijuar në Kuvendin e Shqipërisë, ku prej 5 muajsh është bllokuar jeta parlamentare e vendit, ka bërë që vetë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, të kërkoje një takim me kryetarët e grupeve parlamentare.
Në takim, i cili ka zgjatur mbi 3 orë, kanë marrë pjese Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Dashamir Shehi, Mesila Doda.
Nikolla u ka kërkuar kryetareve të grupeve parlamentare që të gjejnë një zgjidhje për krizën parlamentare.
Ky takim konfirmohet për gazetarin Osman Stafa, nga burime pranë Kuvendit të Shqipërisë.
News24 ishte media e pare këtë të enjte që lajmëroi publikisht se mes palëve pas 5 muajsh kanë nisur negociatat për zgjidhjen e ngërçit politik.
Burime bëjnë me dije, se kreu i Grupit Parlamentar të PD-se, Gazment Bardhi ka kërkuar ngritjen e disa komisioneve hetimore parlamentare, bashkëkryetarin e reformës zgjedhore, si dhe të merren në konsideratë nismat ligjore të propozuara në Kuvend nga deputetët e opozitës.
Negociatat që vijnë pas 5 muajsh, duket se jenë nxitur edhe nga faktori ndërkombëtar, ku bëhet me dije, se eksponentë të të dyja kampeve, janë ftuar nëpër seli diplomatike, dhe u është kërkuar të gjejnë rrugën për zgjidhjen e krizës.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co