
Bylisi ka marrë një fitore me shumë vlerë në javën e 28 të Superiores. Ekipi i drejtuar nga Mezani ka fituar në shifrat 1-0 ndaj Teutës. Goli i vetëm i takimit u shënua nga ana e Malomos në minutën e 52. Pas një krosimi të bukur nga krahu i djathtë, Malomo kërceu mbi të gjithë dhe gjeti rrjetën. Ky gol mjaftoi që Bylisi të merrte tre pikët e arta. Tre pikë me shumë vlerë që vinin pas një humbje 0-3 ndaj Skënderbeut. Ndërkohë me këtë fitore Bylisi parakalon Teutën me 3 pikë më shumë dhe lë durrsakët në zonën e ftohtë. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news