
Al Itihadi dhe Al Hilali janë përballur sot një në duel që mund të rezultojë vendimtar në garën për titullin kampion. Verdhezinjtë kanë fituar me goleadë 4-1 ndaj kundërshtarit të drejtpërdrejtë për vendin e parë. Leonardo tundi rrjetën i pari për Al Hilalin në minutën e 23-të, por festa e tij zgjati pak.
Kadeshi barazoi shifrat në minutën e 29, ndërsa më pas Bergvijni (45’, 51’) dhe Benzemaja (86’) përmbysën ndeshjen në 4-1. Me këtë fitore, ekipi i Mario Mitajt shkon në kuotën e 55 pikëve, duke thelluar diferencën me Al Hilalin në 7 pikë. Një hap i rëndësishëm për Al Itihadin në garën për titullin kampion./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news