Zyra e fushatës presidenciale e Kamala Harris njoftoi se ka mbledhur 81 milionë dollarë gjatë 24 orëve të fundit nga qindra mijëra donatorë, shumica e të cilëve po jepnin për herë të parë në këto zgjedhje.
Kjo është shuma më e madhe e sjellë nga çdo kandidat ndonjëherë gjatë një periudhe 24-orëshe, thanë përfaqësues së fushatës së saj dhe përfshin fondet e mbledhura nga fushata, komitetet e përbashkëta për mbledhjen e fondeve dhe Komiteti Kombëtar Demokratik.
Më shumë se 880,000 donatorë kontribuan, 60% e të cilëve po bënin donacionin e tyre të parë të ciklit zgjedhor 2024.
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, gjatë paraqitjes së parë publike që kur hyri në garën presidenciale, pas tërheqjes së presidentit Joe Biden, tha se trashëgimia e presidentit amerikan është “e pakrahasueshme”.
“Trashëgimia e Joe Bidenit gjatë tre vjetëve të fundit është e pakrahasueshme në historinë moderne”, tha Harris, gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, që u organizuar për nderimin e atletëve amerikanë.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co