
Egnatia ka fituar pastër dhe thellë kundër Tiranës. Ekipi i Rrogozhinës ka arritur që të fitojë në shifrat 4-0 ndaj bardhebluve, ndërsa të gjitha golat janë shënuar në pjesën e dytë. Ujka ka shënuar golin e parë në minutën e 60, ndërsa katër më vonë Lushkja dyfishoi takimin.
Ndërkohë Bakayoko në minutën e 80 do të shënonte edhe golin e tretë të ndeshjes, për t’i shuar të gjitha shpresat Tiranës. Historia e ndeshjes nuk ishte mbyllur ende pasi Ndreca shënoi në kohën shtesë për të vulosur krizën e madhe të Tiranës. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news