![Egnatia fiton kundër Bylisit dhe i afrohet gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë, Laçi ia del me 10 lojtarë kundër Partizanit 2 egnatia fiton kunder bylisit dhe i afrohet gjysmefinales se kupes se shqiperise laci ia del me 10 lojtare kunder partizanit](https://gazetasport.al/wp-content/uploads/2025/02/egnatia-fiton-kunder-bylisit-dhe-i-afrohet-gjysmefinales-se-kupes-se-shqiperise-laci-ia-del-me-10-lojtare-kunder-partizanit.png)
Egnatia ka arritur të fitojë kundër Bylisit në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ekipi i drejtuar nga Tetova ka arritur që të fitojë në shifrat 1-3. Ujka do të shënonte në minutën e 23, ndërsa Ëotlai dyfishoi rezultatin në minutën e 34. Kasa do të mbyllte ndeshjen në minutën e 66, me golin e tretë. Ndërkohë dy minuta më vonë, në të 68, Ruçi do të shënonte golin e vetëm për Bylisin.
Tani mbetet për t’u luajtur dhe ndeshja e kthimit, por Egnatia është shumë pranë gjysmëfinales. Ndërkohë takimi mes Laçit dhe Partizanit është mbyllur në barazimin 0-0. Kurbinasit mbetën me 10 lojtarë pasi Prodani ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Bytycit. Në fund Laçi arriti t’i mbijetojë sulmeve të Partizanit duke lënë gjithçka të hapur npër ndeshjen e kthimit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news