
Forcat ajrore egjiptiane dërguan ndihma humanitare të martën në Rripin e Gazës.
Dërgesa u krye në bashkëpunim me Jordaninë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), tha Al-Qahera News, duke cituar burime të nivelit të lartë.
10 tonë furnizime me ndihma u dërguan në Gazën veriore, tha Al-Qahera News.
“Rreth 45 tonë ndihma humanitare egjiptiane u dërguan në Rripin verior dhe qendror të Gazës, me pjesëmarrjen e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Jordanisë” .
Egjipti “intensifikon përpjekjet e tij nga toka dhe ajri për të lehtësuar zonat e goditura në Rripin verior të Gazës dhe për t’i furnizuar ato me ndihmë urgjente”, tha Al-Qahera News.
Al-Qahera News tha se Egjipti planifikon të dërgojë 50 tonë ndihma urgjente humanitare në Rripin verior dhe qendror të Gazës, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co