
Përpara seancës për migracionin, presidenti amerikan Joe Biden udhëhoqi liderët e demokracive të përparuara të industrializuara në botë (G7) në një interpretim të këngës “Gëzuar Ditëlindjen” me rastin e 66-vjetorit të kancelarit gjerman Olaf Scholz, sipas delegacionit gjerman.
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen ishte gjithashtu e pranishme.
Mesnatën e djeshme, Scholz, i cili u shoqërua në Itali nga bashkëshortja e tij Britta Ernst, e festoi ditëlindjen me ekipin e tij dhe një tortë.
Java nuk nisi mirë për kancelarin gjerman – pasi zgjedhjet Parlamentare Evropiane të 9 qershorit – shënuan rezultatin më të keq të partisë së tij – në më shumë se një shekull.
Së bashku me dy partnerët e tij të koalicionit, SPD siguroi më pak se një të tretën e votave në “një rezultat fyes” që ngre pikëpyetje për të ardhmen e qeverisë së Scholz.
Pas konferencës së G7, kancelari do të udhëtojë në Zvicër për samitin e paqes në Ukrainë.
Scholz më pas do të kthehet në Berlin, ku do të përballet me diskutime rreth buxhetit federal 2025.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co