Dikur quhej kriza e janarit, por gjithçka të bën të mendosh se është transferuar në shkurt
Ky muaj i errët për Interin dhe Simone Inzagin ka goditur sërish. Nuk bën përjashtim as këtë sezon. Muaji i dytë i vitit nuk është aspak i qetë. Bilanci është 2 humbje, 1 barazim dhe 1 fitore. Vetëm sezonin e kaluar trajneri arriti të fitonte 5 nga 5 ndeshje dhe në fund mori titullin.
RENDIMENTI- Në këtë muaj Interi ka humbur me Juventusin dhe ndeshjen e prapambetur me Fiorentinën. Fitoi ndaj tyre në sfidën e kthimit dhe barazoi në derbi në kohën shtesë. Totali: 4 pikë në 4 ndeshje. Vitin e kaluar Inzagi fitoi 4 ndeshje në Serinë A me Juven, Romën, Salernitanën dhe Leçen. Po ashtu fitoi edhe duelin e parë në Champions kundër Atletikos së Madridit. Shkurti i sezonit 2022-2023 nuk ishte kaq optimal pasi erdhën 2 fitore, një barazim dhe 1 humbje në kampionat, shoqëruar me një fitore në Champions ndaj Portos.
Më keq ishte i një sezoni më parë, ku bilanci ishte 2 pikë në 4 ndeshje dhe 2 humbje. Pa harruar humbjen ndaj Liverpulit në Champions. Edhe në epokën e tij te Lacio nuk ka bërë mirë në këtë muaj, me përjashtim të sezonit që u shoqërua me COVID-in dhe ndërpreu kampionatin. Muaji do të mbyllet me duelin në Kupë ndaj Lacios, ndërsa e pret një duel vendimtar me Napolin. Për fatin e Interit dhe Inzagit do të luhet në mars.

PANORAMASPORT.AL