E trishtë, ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar

e trishte ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar





































Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta, në moshën 71 vjeçare ish futbollisti i shquar i kombëtares tonë dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, Sefedin Braho.

BRAHO

Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80. Ai njihej me nofkën “shigjeta”, për shkak të shpejtësisë, elegances dhe driblimit të tij.

Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me ekipin përfaqësues ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

Postimi i plotë

Futbolli Gjirokastrit dhe gjithë Shqipëria humbi sot një legjendë. Është ndarë para kohe nga jeta Sefedin Braho, një ikonë e vërtetë dhe një figurë emblematike për klubin Gjirokastrit. Sulmues i jashtëzakonshëm, futbollist model dhe njeri me kontribute të mëdha në futbollin shqiptar. Ka shkruar emrin e tij me gërma të arta në histori e futbollit. Ngushëllimet më të sinqerta nga klubi AS Luftetarit familjes Braho, miqve dhe të afërmve të tij. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar. Të prehesh në paqe legjendë!

Homazhet në nderim të tij do zhvillohen ditën e nesërme, ora 13 me 15 në pallatin e sportit.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →