
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, në Istog, ku një i mitur është plagosur nga djali i tezes së tij.
Mediat vendase raportojnë se autori është pjesë e Policisë së Kosovës, por se ende nuk ka detaje në lidhje me arsyet që çuan në ngjarjen e rëndë.
Sa i përket gjendjes shëndetësore të të miturit, mësohet se është e rëndë, ndërsa ai është ende në sallën e operacionit.
“Shumë e rëndë. Në sallë të operacionit është ende”, u shpreh drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co