E rëndë në Durrës/ U zhduk dy ditë më parë, 20-vjeçari gjendet i mbytur në det

e rende ne durres u zhduk dy dite me pare 20 vjecari gjendet i mbytur ne det
e rende ne durres u zhduk dy dite me pare 20 vjecari gjendet i mbytur ne det

Një 20-vjeçar është gjendur pa shenja jete në det rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria.

Dyshohet se i riu banues në Cërrik, Elbasan, është mbytur aksidentalisht pasi nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sakaq, mësohet se 20-vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:30, në lagjen nr. 13 Durrës, në Sektorin Iliria, është gjetur i pa jetë në det, dyshohet i mbytur aksidentalisht, shtetasi A. R., 20 vjeç, banues në Cërrik, Elbasan.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

20 vjeçari kishte humbur kontaktet me familjarët dy ditë më parë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →