
Viniciusi është kthyer në një çështje te Reali i Madridit. E gjithë vëmendja është kthyer te kontrata e tij. Klubi është duke diskutuar për rinovimin, ndërsa në mediat spanjolle është përfolur për një ofertë nga Arabia Saudite që do t’i mundësonte brazilianite 1 bilionë euro në 5 vite.
I pyetur në lidhje me këtë çështje, Karlo Ançeloti është përgjigjur se e gjitha kjo situatë e ka lodhur. Ai qartëson se Viniciusi ndihet i lumtur te Reali i Madridit dhe se nuk është i shqetësuar për zgjatjen e kontratës së tij.
“Jam lodhur nga e gjitha kjo. Nuk jam i shqetësuar. Ai është i lumtur dhe ne jemi të lumtur me të. Nuk ka asgjë për të thënë. Nuk duam të flasim rreth kësaj”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news