
Mbrëmjen e nesërme rikthehet spektakli i Ligës së Kampionëve. Reali i Madridit do të përballet me Atletikon e Madridit për një vend në çerekfinale. Karlo Ançeloti ka deklaruar në konferencë për shtyp se gara do të jetë e barabartë deri në fund të ndeshjes së kthimit. Trajneri italian kërkon nga skuadra e tij që të përsërisë ndeshjen që zhvilloi kundër Mançester Sitit. Sa i përket homologut të tij, Ançeloti i ka thurur elozhe Simeones. Sipas tij trajneri argjentinas e ka dërguar Atletikon e Madridit në një tjetër nivel.
“Ekipi që do të kalojë turin do të vendoset në ndeshjen e kthimit, jo nesër. Është e pamundur që të marrësh një avatazh të madh nesër. Do të jenë ndeshje të barabarta deri në fund. Kemi kujtime të mira nga ndeshja kundër Mançester Sitit. Ishte një mbrëmje e veçantë, duan ta përsërisim këtë lloj ndeshjeje.
Simeone? E respektoj Diego Simeonen. Ai është një menaxher i mirë. Ka bërë shumë për Atletikon. Më pëlqen se si i lexon ndeshjet, strategjitë e tij, se si i përgatit skuadrat e tij, se si ekipet e tij mbrojnë si një njësi. Ai e ka çuar Atletikon në nivelin tjetër”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news