
Situata nuk po shkon aspak mirë për Pep Guardiolën. Trajnerit katalanas i ka dalë situata jashtë kontrollit, teksa sot ka marrë humbjen e radhës në drejtimin e City-t. “Qytetarët” ishin duke udhëhequr derbin falë golit të Gvardiolit në minutën e 37, por iluzioni i fitores u shpërbë në minutat e fundit të kohës së rregullt.
Manchester United-i, pavarësisht se ndodhet mes 1001 problemeve, ia doli të përmbyste ndeshjen brenda vetëm 2 minutave. Bruno Fernandesi barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 88, ndërsa të 90-n Diallo kapi në befasi mbrojtjen e City-t dhe ktheu rezultatin në favor të “djajve të kuq”. Një situatë aspak e zakontë për Pep Guardiolën, që tashmë e gjen veten jashtë zonës së Champions-it në kampionat./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news