Sot është një ditë zie për futbollin pasi ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare, Diogo Jota. Por një ngatërresë është bërë nga qindra përdorues të rrjeteve sociale.
Nën postimin e fundit në “Instagram” nga Diogo Dalot, ish-mbrojtësi i Milanit, tani te Mançester Junajtid, tifozë i kanë dërguar mesazhe ngushëllimi.

Ata e kanë ngatërruar me Diogo Jotën, bashkatdhetarin e tij (dhe gjithashtu shok skuadre në Portugali, me të cilin fituan Ligën e Kombeve të fundit) që ndërroi jetë tragjikisht orët e fundit, për shkak të një aksidenti rrugor në Spanjë.PANORAMASPORT.AL
The post E ngatërrojnë me Diogo Jotën, tifozët bëjnë të vdekur ish-lojtarin e Milanit dhe i dërgojnë qindra mesazhe ngushëllimi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.